Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit Bashkinë e Kavajës, për cilësinë e tregjeve. Gjate inspektimit te produkteve, kryesisht te mishit, peshkut dhe bulmetit, specialistet e AKU-se kane konstatuar se ushqimet tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Gjate aksionit janë sekuestruar rreth 100 kg mish, 200 kg peshk dhe sasi te konsiderueshme djathi, qumështi dhe vezësh. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka deklaruar vlerën e gjobës per Bashkinë e Kavajës, e cila është administratore dhe përgjegjëse per kushtet e tregjeve te qytetit. Ndërkohe, aksionet e AKU-se do te shtrihen ne qytete te tjera te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *