Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon ne dogane mishin e pulave dhe te derrit qe vinte nga Brazili. Sipas AKU, produktit do t’i bëhen analizat, për t’u siguruar qe është i padëmshëm per konsumatorët. Koha qe do te marrin këto analiza është tre dite. Sipas burimeve ne Shqipëri, ka hyre mish pule dhe derri, i cili ka pasur edhe certifikatën e cilësisë qe tregonte se produkti është i sigurte. Alarmi per mishin e kalbur te pulave, derrit dhe vicit i ardhur nga Brazili, është ngritur prej disa ditësh ne te gjithë europen. Autoritetet ne Brazil kane zbuluar se prej dy vitesh ne europe është eksportuar mish i kalbur. Madje edhe certifikatat e cilësisë, janë te manipuluara nga inspektoret ne bashkëpunim me zyrtare te qeverise.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *