Subscribe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi te shtunën sasi te konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte, duke i mbyllur.

 

AKU zbuloi se brenda një furgoni mallrash transportohej 65 kg mish për konsum njerëzor, ne kushte aspak normale.

 

Vete drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte per ta shitur. AKU bllokoi makinën, sekuestroi mishin dhe gjobiti me 300 mije leke subjektin.

 

Po kështu, gjate inspektimit te nje restoranti ne Tirane, u gjet dhe u sekuestrua 21 kg mishi keci pa vule dhe certifikatën veterinare.

 

Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200 mijë lek dhe u sekuestrua mishi.

 

Ndërsa ne një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, u  konstatua 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vule. Për ketë arsye, AKU vendosi një gjobë prej 300 mijë lekësh për pronarin, si dhe konfiskoi produktin. Po ashtu u bllokuan edhe një frigorifer si dhe veglat e punës.

 

Aksione kontrolli që janë finalizuar me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe ne Fier, Vlore e Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *