AKU bllokon mish e peshk, gjobiten 7 subjekte për mungesë kushtesh

Autoriteti kombëtar i ushqimit bllokon dy subjekte ku shitej mish e peshk në kushte të papërshtatshme, ndërsa ka vënë gjoba për shtatë dyqane të tjetra që kryenin aktivitetet në kushte të papërshtatshëme higjeno-sanitare.
Mes subjekteve të gjobitura është edhe një pastiçeri e minimarket. Inspektoret e autoritetit kombëtar te ushqimit prej ditësh po kryejnë kontrolle të imtësishme e sidomos në zonat turistike, ku konsumi është më i madh.
Për shkak të temperaturave të larta e autoriteti kombëtar i ushqimit i bën thirrje biznesit, por edhe konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion veterinar e fiskal.




