Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 136 kg mish në qarkun e Dibres.

Si rezultat i monitorimi, janë gjobitur po ashtu edhe katër biznese, në të cilat janë konstatuar në kushte të flagrancës shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Në tre subjekte me aktivitet “tregtim mishi” u konstatua produkti mish qengji pa vulë veterinare në sasinë e 41.8 kg dhe 15.3 kg si dhe u bllokua sasia prej 57.1 kg me destinacion asgjësim produkti.

Në subjektin me aktivitet “Restorant” u konstatuan 76 kg mish, për të cilat nuk disponohej sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe 60 kg fileto pule me afat të kaluar përdorimi.

AKU ka njoftuar se do të ndëshkojë këdo që tenton të cenojë sigurinë ushqimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *