E hënë, 23 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

AKU bllokon e asgjeson tonelata me pije, mish, patetina dhe komposto të rrezikshme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bërë një bilanc javor të kontrolleve në kuadër garantimit te sigurisë ushqimore në vend.

Në total janë bërë 1,832 kontrolle zyrtare  ku janë vendosur 128 masa administrative “Paralajmërim”, 13 masa administrative “Gjobë” me vlerë 2,080,000 lekë dhe 3 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit.

Po ashtu janë bllokuar edhe një sërë produktesh jo të sigurta.

Konkretisht janë bllokuar 300 kokrra vezë dhe 0.45 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, patetina, komposto, nënprodukte mishi etj).

Reklamë

Njëkohësisht janë asgjësuar sasi të mëdha produktesh jashtë standarteve dhe të rrezikshme për organizmin si 19.96 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, aditivë ushqimorë etj) ndërsa për 22.648 ton mish viçi është bërë kthimi I tyre në vendin e origjines.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë