Me rritjen e temperaturave, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po shton kontrollet në të gjithë vendin. Pas verifikimeve ne disa zona, u asgjësuan 49 ton inpute bujqësore si dhe u ndëshkuar 5 subjekte me 2.4 milion lekë për shkeljet ligjore.

 

Në Tiranë, inspektoret tërhoqën nga tregu 225 kg produkte me etiketa tё paregjistruara. Subjekti vepronte pa licencë përkatëse dhe regjistër shitjesh. Përveç gjobës, autoriteti kërkoi edhe pezullim te aktivitetit. Në Fier AKU, ndëshkoi me gjobë një subjekt privat që shiste mallra të cilat kishin kaluar datën e skadencës. Masa administrative u morën dhe ne Korçe ndaj dy subjekteve që tregtonin qumësht dhe produkte bulmeti jashtë çdo standardi dhe kushteve higjeno sanitare.

 

Inspektoret bllokuan 500 kg djathë qe ishte i papërshtatshëm për konsum. Ndërsa në Shkodër drejtoria rajonale asgjësoi 48,7 ton farë misri, e cila rezultoi e papërshtatshme për mbjellje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *