E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

AKU bllokon 51 ton miell misëri për kafshët, vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 ton “miell misëri” për kafshë.

 

Trupa inspektuese e DRAKU, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin miell misri për kafshë me origjinë nga Serbia.

 

Reklamë

Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin(8.6) më të lartë se norma e lejuar (5).

 

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë