Aktorja 33-vjeçare amerikane Naya Rivera vdiq për të shpëtuar djalin e saj katër vjeçar. Deklarata u bë nga Sherifi i Qarkut Ventura në Kaliforni, Bill Ayub.

Trupi i një gruaje u gjet në Liqenin Piru, e më vonë viktima u identifikua si ish protagonistja e serialit “Glee”.

Sipas ngjarjes së rindërtuar nga policia, dhe atyre pak gjërave që ka treguar djali i saj i mitur, Naya Rivera ka marrë fëmijën 4 vjec dhe ka shkuar të notojë në liqen.

Mirëpo duket se aktorja dhe djali notuan në një zonë të karakterizuar nga bimësi të trashë nën nivelin e ujit, cka ka sjell edhe tragjedinë.

Mendohet se 33 vjecarja ka bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar djalin e saj i cili u gjet brenda në një varkë në liqen, ndërsa vetë nuk ia ka dalë dot.

“Personave të parë që e gjeten në varke, djali Josey u tha se e kishte parë mamanë e tij që zhdukej nën sipërfaqen e liqenit, citoi më tej shefi i policisë. Eub.

Aktorja dhe djali me sa duket notuan në një zonë të karakterizuar nga bimësi të trashë nën nivelin e ujit. Liqeni i Piru ka qenë më parë një vend i mbytjes.

. Liqeni i Piru ka qenë më parë një vend i mbytjes.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur disa ditë më parë dhe trupi i Riveras është gjetur vetëm orët e fundit.

Disa ditë më parë zyra e sherifit të Qarkut Ventura kishte publikuar pamjet e një kamera sigurie të momentreve të fundit të aktores para se të zhdukej në Liqenin Piru në Kaliforni, në shoqërinë e djalit të tij Josey.

Në video, nëna dhe djali dalin nga makina dhe nisen për në skelë për të marrë me qira një varkë.

Një ditë para ngjarjes tragjike, Naya kishte bërë një postim në tëitter me me një foto, të lindur nga martesa me aktorin Ryan Dorsey nga i cili u nda pas katër vjetësh. Teksti i postimit ishte “Vetëm ne të dy”.

Ajo që bën vërtet habi, është se kasta e aktorëve të serialit të famshëm “Glee” ka pësuar gjatë viteve të fundit ngjarje të rënda.

Në korrik 2013, Cory Montheit (i cili luajti Fin Hudson në serial) u gjet i vdekur, për shkak të një përzierje droge dhe alkooli, në një hotel në Vancouver, ndërsa në janar të vitit 2018 Mark Salling kreu teksa në kompjuterin e tij ishin gjetur materiale komprometuese të pornografisë me fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *