Aktorja turke Neslihan Atagul  e cila është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar  është e martuar me Kadir Dogulu dhe marrëdhënia e tyre po ecën më së miri.

 

Si çdo çift ata nuk i kanë shpëtuar dot pyetjes se kur do të bëhen me fëmijë dhe aktorja ka treguar se momentalisht nuk ka në plan një gjë të tillë.

 

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjen midis familjes apo karrierës. Unë nuk i ndaj këto dy gjëra nga njëra-tjetra. Të dyja janë shumë të rëndësishme për mua, por secila do kohën e vet. Kur të jetë momenti i duhur, atëherë do të vijë edhe bebi. Por momentalisht, nuk mendoj se është periudha e përshtatshme për të bërë këtë ndryshim në jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *