Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë shokuar të gjithë publikun dhe fansat e tyre duke u martuar mbrëmjen e djeshme në Las Vegas në një ceremoni sekrete, fill pas Billboard Music Awards. Sipas “E!” ata shkuan në një kishë ku zhvillohen ceremonitë martesore në Las Vegas, vetëm dy orë pasi “Jonas Brothers” performuan në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve dhe plotësuan dokumentat e martesës.

Ceremonia u drejtua nga një imitues i Elvis Presley-t (siç ndodh rëndom në Las Vegas) dhe dyshja e muzikës country, Dan+ Shay performuan këngën e tyre të preferuar “Speechless”. Ndërkohë në materialet filmike që janë shpërndarë, çifti mund të shihet teksa shkëmben unazat dhe bëjnë betimet e martesës. E pavarësisht se ishte një ceremoni e papritur dhe sekrete, ishte e mbushur me personazhe të njohur. Në videon e mëposhtme mund të shihni në rradhën e parë, Danielle Jonas dhe Prianka Chopra-n, që janë dhe bashkëshortet e vëllezërve të tjerë Jonas. Ndërkohë që i pranishëm në dasëm ka qenë dhe producenti i njohur, Diplo, nga postimet e të cilit në Instagram u zbuluan dhe më shumë detaje nga ceremonia.Më parë çifti kishe njoftuar që do të martoheshin këtë verë në Francë dhe Joe i zbuloi të gjithëve planet që kishte për dasmën e tij. Gjithashtu ata kanë dërguar dhe ftesat e dasmës dhe nisur nga kjo mund të themi që ceremonia verore sërish do të bëhet dhe kjo dasëm sekrete ishte vetëm një parantezë e eventit kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *