Aktori mund të humbte jetën vetëm për një selfie!

Ish-ylli i “East Enders”, Paul Nicholls është shtuar në spital me lëndime serioze pasi ra nga një shkëmb duke u përpjekur që të bëjë selfie dhe mbeti i bllokuar pa ushqim për tre ditë.
Aktori ishte duke eksploruar ujvarën Khun Si Falls në ishullin Koh Samu, Tajlandë kur ndodhi aksidenti.
38-vjeçari mbeti i bllokuar aty për 72 orë të mundimshme për të pasi ishte i paaftë për të lëvizur dhe kërkuar ndihmë.
Ekipet e emergjencës gjetën aktorin të hënën pas një kërkimi tre ditor dhe uzbulua vetëm kur një banor i zonës lajmëroi policinë duke thënë se ka gjtur motoçikletën e braktisur të aktorit.
Në video e filmuar teksa merrte ndihmën e parë mjeksore në vendngjarje, Nicholls u shpreh: “Jam me fat që jam gjallë.”
Aktori ka thyer këmbën e djathtë, ndërsa ka pësuar edhe disa dëmtime në pjesët e tjera të trupit.




