Duket se kjo është një periudhë e artë për aktorin Joaquin Phoenix, pasi pas suksesit të padiskutueshëm më filmin ‘Joker’, 45 vjeçari së shpejti do të ketë në dorë një tjetër trofe kësaj radhe në sferën personale.

Mediat e huaja raportojnë se Rooney Mara, partnerja e Phoenix është në pritje të ëmbël në muajin e 6 të shtatzënisë. Rooney dhe Joaquin aktualisht janë të izoluar në shtëpinë  e tyre në Los Angelos dhe ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e tyre.

Partnerja e aktorit të njohur është fotografuar javën e kaluar, e veshur me një T-shirt të gjerë, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj për të festuar Ditën e Nënës.

Phoenix dhe Mara nisën romancën e tyre në vitin 2016 teksa po xhironin filmin ‘Mary Magdalene’, ndërsa vitin e kaluar në korrik 2019, dyshja celebruan fejesën./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *