Aktori i Al Pazar, i cili është pjesë edhe e programit satirik Fake Off Ersiljano Xhelollari është bërë baba për herë të parë.

 

Në jetë ka ardhur vajza e tij, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajza.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i humorit dhe moderatori i Fake Off, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Hello world ❤️ sot u bekuam me një vajzë, Ajza erdhi !! Faleminderit Zot 🙏❤️❤️”, shkruan aktori krahas fotos së të voglës së tij.

 

Urimet nga kolegë kanë qenë të shumta. Stafi i Vizion Plus i uron jetë të gjatë vogëlushes Ajza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *