Subscribe

Të gjitha zonat, të cilat kanë pika të kalimit kufitar, mbrohen nga e njëjta kompani. Fjala është për firmën “ICTS Albania”, e cila ka që prej vitesh shërbimin e sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Kështu, porti më i madh në vend, ai i Durrësit sigurohet nga “ITCS”, edhe Marina e Orikumit po ashtu nga kjo firmë, “Albcontrol” që është kompania që survejon ajrin, disa metra më larg aeroportit të vetëm në Shqipëri ruhet nga “ITCS”, por edhe disa zona të tjera që kanë dalje në det si Porto Romano kanë kontraktuar këtë kompani. Në faqen zyrtare te kompanisë lexohet një falënderim për të gjithë klientët e saj që kanë punuar në këto kohë, por vlen të theksohet që firma është kontraktuar nga aeroporti pa patur eksperiencën e duhur të operimit, në një kohë që ky është kusht i domosdoshëm në procesin e tenderimit.  ditët e fundit po zhvillohen debate se kush ka qënë përgjegjësia në vjedhjen spektakolare që ndodhi në datën 30 qershor në Rinas, në një kohë që vetë policia ka deklaruar se përgjegjësinë kryesore në këtë e ka patur firma që paguhet për sigurinë nga koncesionari. Por pavarësisht deklaratave që kanë bërë të gjitha palët, siguria në pikat hyrëse dhe dalëse në Shqipëri vihet vazhdimisht në pikëpyetje. Rasti më tipik është ai i portit të Durrësit, ku një ditë pasi ndodhi grabitja e parave ka depozituar një kërkesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike për të pajisur me kangjella të gjithë rrethimin pasi në disa vende mungojnë, e në perimetrin tjetër duhet të zëvendësohen me kangjella të  elektrike. Por ngjarja u “kujtoi” autoriteteve portale edhe pajisjen me porta sigurie.

Portat hyrëse dhe dalëse janë porta sigurie që do të përdoren në raste emergjence kur grupe personash tentojnë të futen me forcë brenda territorit të APD-së; gjithashtu një portë emergjence është parashikuar të vendoset dhe në rrethimin e Terminalit Perëndimor.

Në raportin e siguruar nga Vizion Plus, konstatohet se rrethimi me hekura është mjaft i ulët, çka e bën shumë shpejt të çmontueshëm dhe kalueshëm rrethimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *