Subscribe

Një aktivitet i veçantë javën e ardhshme më 17 Janar, kur shënohet 550 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, do të nisë zyrtarisht vitin mbarëkombëtarë të Skënderbeut.

 

Në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 2”, në shtator të vitit 2017, u vendos që 2018-a të jetë viti kur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë do të organizohen aktivitete të shumta. Qeveritë e Tiranës e Prishtinës do të bashkëpunojnë për gjithçka që do të mbahen. E për organizimin e tyre është ngritur një grup i përbashkët pune.

 

Kryeministri Rama më parë është kujdesur të theksojë se kremtimet përgjatë vitit, nuk kanë të bëjnë me jehonat e së shkuarës dhe nacionalizmat. Nga janari në shkresat e administratës përgjatë gjithë vitit 2018, është vendosur logoja e Vitit të Skënderbeut, përbri stemës së Republikës. Ajo paraqitet si një yll me 6 rreze kulmore, për të shënjuar 6 ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve.

 

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg tre monedha të reja. Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 lekë në metal ar, 100 lekë me metal argjend dhe 50 lekë në metal të thjeshtë. Po ashtu, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës, kanë hapur konkursin për veprat më të mira që janë shkruar e do botohen gjatë 2018-ës, për heroin dhe ngjarjet historike të asaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *