Subscribe

105 vite me parë me këtë penë u nënshkrua akti i Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo gjendet e ekspozuar nga mëngjesi i këtij 28 nëntori në Muzeun Historik Kombëtar, e bashkë me të edhe aparati telegrafik mors me të cilën janë dërguar telegramet, ku njoftohej se më 28 nëntor do të ngrihej flamuri i Shqipërisë së Pavarur.

 

Risia e ekspozitës këtë vit janë telegrafët e letrat që Ismail Bej Vlora u dërgonte delegatëve dhe përfaqësueseve të qyteteve në të gjithë vendin. Ato ekspozohen sot për herë të parë, ajo që dihet është se këto datojnë në periudhën 1912-1914 dhe informojnë si nënshkrimin e pavarësisë, por edhe diplomacinë e përdorur kundrejt të huajve.

 

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar është eventi që çel një sërë aktivitetesh të tjera që do të mbahen në kryeqytet gjatë festive të nëntorit.

 

Sheshi Skenderbej që në orët e para ka gjalluar nga fëmijët, sot në mbrëmje ka një tjetër alternativë. Artistët e teatrit të Operas dhe Baletit, do të ngjiten në skenën e improvizuar, për një koncert Opera on Air. Sigurisht, program artistik përmban muzikë shqiptare, nisur nga opera Skënderbeu.

 

Festa në kryeqytet do të vijojë deri në orët e vona, për të vijuar me aktivitetet e 29 nëntorit.

 

Nata e 29 nëntorit pritet të jetë një natë e bardhe e veshur kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *