Subscribe

Festat kombëtare bëjnë bashkë motoristë nga Shqipëria dhe Kosova, duke dhuruar një shfaqje për të gjithë të apasionuarit pas mjeteve sportive.

 

Ndërsa mori pjese ne aktivitet, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, theksoi se bashkimi mes njerëzve është më i rëndësishmi dhe se fokusi duhet të jetë tek puna dhe tek rritja e bashkëpunimit.

 

 “Sheshi “Skënderbej” ka filluar si projekt 1 vit pas pavarësisë, në 1913-n. Do të thotë se kur ne shqiptarët pengojmë njëri-tjetrin, abuzojmë me energjinë e tjetrit, kur shajmë njëri-tjetrin, sigurisht s’ndodh asgjë dhe duhen 104 vjet për të bërë një shesh. Ama, kur ne vendosim të bashkëpunojmë, edhe sheshin e ndërtojmë për 10 muaj, edhe pavarësinë e shpallim, edhe ekonominë e çojmë përpara. Pyetja nuk është për 105 vitet që kaluan, por për 105 vitet që do të vijnë, e nëse në 105 vitet që do të vijnë do ta harxhojmë kohën kot, s’do të ecim përpara. Ama, nëse mësimet që kemi nxjerrë në 105 vitet që kaluam na kthehen në mësime për të ardhmen që të jemi bashkë, që të punojmë bashkë, që ta kemi mendjen te puna e jo te fjalët, siç jemi sot krah-përkrah me njëri-tjetrin të jemi në çdo sfidë, në çdo situatë, nuk ka zot që na ndal që shqiptarët të ecin përpara”.

 

Kryebashkiaku i beri thirrje të rinjve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ne ketë mënyre garantojnë dhe sigurojnë jetën e njeri – tjetrit.

 

“Mund ta kesh pasion motorin, ama si “Enduro Albania” që gjithë kohën mëson të respektosh kalimtarin, të respektosh një grua që kalon rrugën, një fëmijë, një person me aftësi të kufizuara, duhet të respektosh edhe rregullat e qarkullimit. Ndaj, një nga arsyet pse e vlerësoj Enduro Albania-n, është se nuk promovon vetëm motorin si mjet pune, ose si mjet udhëtimi, por kulturën që pasioni yt të jetë në harmoni me gjitha ligjet”.

 

Ndërkohë, pasditen e se martës, me rastin e festave kombëtare të Nëntorit në Parkun Olimpik u zhvillua turneu “Kupa e Flamurit” në volejboll për femra. Përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *