Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Aktivistit të burgosur rus, 70 vjeç, i kërkohet të luftojë në Ukrainë

15 Mars 15:52

Aktivistit të burgosur rus për të drejtat e njeriut, Oleg Orlov, i është kërkuar ta nënshkruajë një formular që thotë se ai është i gatshëm të luftojë në Ukrainë, megjithëse është 70-vjeçar, tha të premten organizata e tij.

Orlov, lider i grupit për të drejtat e njeriut Memorial, i cili e ka fituar çmimin Nobel për Paqe më 2022, u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burgim për gjoja “përbuzjen e forcave të armatosura”, pasi kishte marrë pjesë në demonstratat kundër luftës dhe e kishte publikuar një shkrim në të cilën tha se Rusia ishte zhytur në fashizëm.

Memorial tha se Orlovit iu kërkua në një qendër paraburgimi, ku është duke u mbajtur tani për tani, ta nënshkruajë formularin i cili thotë se ai është i gatshëm të marrë pjesë në “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Ky grup nuk tregoi se kush i kishte kërkuar saktësisht ta nënshkruajë atë dokument.

Orlovi “pyeti duke qeshur nëse ata e kishin bezdi moshën e tij – këtë vit ai do t’i mbushë 71 vjet. Ata u përgjigjën se nuk i bezdiste asgjë”, tha Memorial.

“Orlov, natyrisht, shkroi: ‘Nuk pajtohem’”.

Dhjetëra mijëra të burgosur rusë janë regjistruar për të luftuar për ushtrinë ruse, ose si mercenarë në Ukrainë, prej se Moska e nisi pushtimin e shtetit fqinj para dy vjetëve.

Nuk është e qartë nëse ftesa për Orlovin ishte serioze, apo kishte për qëllim ta frikësonte atë.

Memorial, i themeluar më 1989 për t’i dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Bashkim Sovjetik, e ka cilësuar rastin gjyqësore kundër Orlovit si tentim “për t’ia mbyllur gojën lëvizjes për të drejtat e njeriut në Rusi”.

Ky grup tha se Olevi po mësohet me jetën në një qeli të vogël së bashku me 10 persona të tjerë dhe se të burgosurit e tjerë po e trajtojnë atë me respekt dhe po i drejtohen me fjalën “batya”, një emër përkëdhelës për babanë. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Lufta orlovin Rusi Ukraina

Nga e njëjta kategori

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

më shumë...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.