E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aktivisti bjellorus dënohet me burg për protestat kundër Lukashenkas

(FILES) In this file photo Belarusian President Alexander Lukashenko speaks during a meeting with Commonwealth of Independent States officials in Minsk on May 28, 2021. - The United States on June 21, 2021 imposed sanctions on dozens of Belarusian officials in a coordinated move with Western allies to hit strongman Alexander Lukashenko after the forced landing of a commercial plane. "These coordinated designations demonstrate the steadfast transatlantic commitment to supporting the Belarusian people's democratic aspirations," Secretary of State Antony Blinken said in a statement. (Photo by Dmitry Astakhov / POOL / AFP)

Një aktivist bjellorus është dënuar me burg për shkak të pjesëmarrjes e tij në një valë protestash kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në gusht 2020, që i dhanë fitoren sundimtarit autoritar Alyaksandr Lukashenka, pavarësisht pretendimeve të liderëve të opozitës se votimi ishte i manipuluar.

 

Qendra për të drejtat e njeriut Vyasna, me seli në Minsk, tha më 21 qershor se gjykata rajonale Mahilyou në lindje të vendit kishte dënuar Yauhen Lyulkovich me tetë vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për nxitje të urrejtjes dhe prishje të rendit publik.

 

Reklamë

Aktivisti 38-vjeçar u arrestua në shtator të vitit të kaluar. Akuzat kundër tij vinin nga pjesëmarrja e tij në tubime masive kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.

 

Hetuesit gjithashtu akuzuan Lyulkovich për përdorimin e mediave dhe rrjetit Telegram për të “nxitur urrejtje sociale”.

 

Organizatat bjelloruse të të drejtave të njeriut e kanë njohur Lyulkoviçin si ” të burgosur politik”.

 

Lyulkovich është një nga dhjetëra në Bjellorusi që janë përballur me gjyqe që nga gushti 2020, pasi autoritetet atje kanë shtypur brutalisht mospajtimin në çdo formë të aktivistëve, që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.

 

Më 20 qershor, një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

 

Më 20 qershor, Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë Perëndimore, dënoi aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg, pasi e shpalli atë fajtore për “fyerje” të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenka.

 

Shumë nga liderët e opozitës në Bjellorusi janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi, ndërsa Lukashenka ka refuzuar të negociojë me opozitën.

 

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë