Subscribe

Ky është momenti kur disa aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë goditur me vezë e domate makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Shoferi ka dashur të dalë, por ka mbyllur derën sapo ka parë të rinjtë. Sipas policisë, ministri nuk ishte brenda dhe se automjeti u godit kur po parkohej. Por pak orë pas këtij incidenti, kryeministri Rama është shfaqur në krah të Beqajt në qendrën shëndetësore numër 10. Ata kanë parë ecurinë e check up, një prej koncesioneve me te akuzuara të qeverisë.

“Ne jemi shteti i vetëm në rajon dhe në Europë që nuk kemi një kartelë shëndetësore të popullatës dhe duke mos pasur të tilla, nuk dimë se cila është situata e përgjithshme dhe kush janë sëmundjet më problematike, çfarë duhet të bëjmë me politikat më tej, etj. Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre. Kurse këtu gjithçka u zhduk dhe prandaj do të ishte mirë ta bënim për të gjithë popullsinë, por jemi fokusuar tek 40-65 vjeç sepse aty zakonisht shfaqen problemet e fillesave me sëmundjet. Besoj që të gjithë kanë të mirën që informohen, por është edhe një e mirë e përbashkët sepse krijojmë  një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, dmth falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi.”

Më herët gjatë ditës, Rama ka renditur në facebook edhe çmimet e ulura dhe shërbimet falas në shëndetësi nga 1 shkurti.

Në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë FALAS. Tarifat për disa ekzaminime, si Mamografia dhe Anti-HIV 1+2, bëhet ZERO për herë të parë.

Në këtë tabelë Rama rendit çmimet për vizitat tek mjekët specialistë ne poliklinika, në QSUT, në spitalet rajonale e ato të rretheve. Sipas tij, tarifat e reja janë shumë më të favorshme. Rama jep edhe shërbimet e tjera falas ose të ulura. Ato përfshijnë çmimet për kryerjen e biopsive të të gjitha llojeve qe kanë rënë. Po ashtu me ulje janë edhe çmimet për ekzaminimet radiologjike dhe ato imunologjike, ekzaminimet endoskopike, analizat në laboratorë, shërbimet e allergologji-pneumologjisë si dhe Tarifat për shërbimin e kardiologjisë dhe te ORL

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *