Gjashtë aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nje dite me pare si të dyshuar për sulmin me granatë ndaj kuvendit te Kosovës ne 4 gusht, kane dale përpara Gjykatës, ku do te njihen me masën e sigurisë. Mes te ndaluarve është edhe zedhenesi i lëvizjes, Frasher Krasniqi. Drejtues te partisë opozitare e cilësuan arrestimin politik, qe vjen ne nje kohe kur ne parlament pritet te diskutohet marrëveshja per demarkacionin me Malin e Zi. Ne 1 shtator, kur mbahet edhe seanca, lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar zhvillimin e nje proteste ne Prishtine per te kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes, qe sipas saj, i merr Kosovës 8 mije hektare toke. Situata mbetet e tensionuar ne Kosove, ndërsa nje deputet i pavarur ka thirrur ne nje takim krerët e partive politike, per te diskutuar per këtë çështje.
