Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Aktakuzë ndaj Trumpit për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve më 2020

2 Gusht 09:27

Ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ngritur aktakuzë për komplot për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump akuzohet për konspiracion për ta mashtruar SHBA-në, pengimin e dëshmitarëve dhe konspiracion kundër të drejtave të qytetarëve.

Aktakuza vjen pas një hetimi ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol të Shteteve të Bashkuara.

Trump, i cili synon të garojë sërish për president të SHBA-së, i mohon akuzat.

Ai e quajti “qesharake” aktakuzën ndaj tij në një reagim në rrjetet sociale.

Trump, 77 vjeç, është urdhëruar të dalë para gjykatës federale të enjten.

Akuzat vijnë pas hetimit të Prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, ndaj dyshimeve se Trump kishte tentuar ta pengonte Kongresin gjatë verifikimit të fitores së Joe Biden dhe t’ua mohojë votuesve të drejtën për zgjedhje të drejta.

“Sulmi në kryeqytetin e kombit tonë më 6 janar 2021 ishte sulm i paparë në demokracinë amerikane. Siç përshkruhet në aktakuzë, ishte nxitur nga gënjeshtrat”, tha Jack Smith.

Në aktakuzë thuhet se Trump kishte bërë komplot me gjashtë persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

Prokurorët thanë se Trump e dinte se pretendimet e tij se zgjedhjet ishin hileqare, ishin të rreme, por i përsëriti ato gjithsesi për ta “krijuar një atmosferë të mosbesimit kombëtar, për të nxitur zemërim dhe për ta rrënuar besimin në administratën e zgjedhjeve”.

Në një komunikatë për media, fushata e Trumpit tha se ai gjithmonë e kishte respektuar ligjin dhe e karakterizoi aktakuzën si “përndjekje” politike e ngjashme me Gjermaninë naziste.

Zyrtarët dëshmuan se Trumpi u kishte bërë atyre presion bazuar në pretendime të rreme për mashtrim të madh gjatë votimit.

Përkrahësit e Trumpit e sulmuan Kapitolin amerikan më 2 janar 2021, në përpjekje për të mos e lejuar Kongresin ta çertifikojë fitoren e Bidenit.

Trumpi dhe bashkëkomplotistët akuzohen për organizimin e mashtrimit në zgjedhje në shtatë shtete, në të cilat humbi, për t’i dorëzuar votat për t’u llogaritet si zyrtare nga Kongresi më 6 janar.

Emrat e bashkëkomplotistët nuk janë bërë të ditur, por njëri prej tyre është përshkruar si zyrtari i Departamentit të Shtetit, Jeffrey Clark, i cili kishte tentuar të emërohej prokurori i përgjithshëm, në mënyrë që të niste hetime për mashtrim me vota në Gjorgjia dhe në shtetet e tjera.

Clark nuk i është përgjigjur kërkesës së Associated Press për koment në lidhje me këtë.

Trumpi tani përballet me 78 akuza kriminale në tri raste të ndryshme. Ai është aktualisht favorit në garën e Partisë Republikane për të qenë kandidati i tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kushdo që e fiton garën e republikanëve, do të përballet me kandidatin e demokratëve, që pritet të jetë presidenti Biden, në zgjedhjet e nëntorit 2024./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Akuzë Rezultat trump zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

më shumë...

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.