E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Akt terrorist”, Blushi për arrestimin e Metës: Persona të armatosur e nxorrën me forcë nga makina

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur jashtë ambienteve të Drejtorisë së Policisë në lidhje me aarrestimin e Ilir Metës.

Blushi tha se Meta është arrestuar nga persona të armatosur pa u prezantuar dhe paralajmëroi se do të ketë një përgjigje të pamëshirë.

Reklamë

“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin.
Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani.
Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë