Subscribe

 

Për Ministrinë e Infrastrukturës, reforma për rikthimin e ligjshmërisë së pagesës së ujit ka dhënë efekte pozitive.

 

Vetëm në  dy muaj, janë rreth 20 mijë kontrata te reja të lidhura nga konsumatorët, familjarë dhe biznese.

 

“Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata konsumatorë që janë përgjigjur thirrjeve për të formalizuar lidhjet e tyre sikurse përgëzoj punën e deritanishme të ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në pjesën më të madhe të bashkive. Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara çka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse”

 

Në ditën botërore të ujit, ministria në bashkëpunim edhe me Giz Gjerman ishin në Durrës për të dhënë mesazhin se bashkëpunimi në nivel qëndror dhe lokal është i rëndësishëm për të arritur objektivat.

 

Ky bashkëpunim do të rrisë më tej edhe investimet në këtë sektor, çka për rrjedhojë do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të popullatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *