E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aksioni opozitar, Basha mbledh kolegjin e kryetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh kolegjin e kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve do të jetë përcaktimi axhendës së protestave të opozitës së bashkuar.

 

Sipas burimeve nga selia blu, 11 maji mund të caktohet si data kur do të zhvillohet protesta e madhe e opozitës para kryeministrisë që me gjasë do të organizohet pasdite.

 

Deri më tani PD-ja dhe LSI kanë zhvilluar 9 tubime në 7 javë.  E radhës do të jetë e katërta proteste kombetare. edhe pse afati për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale te 30 qershorit skadon të marten, Lulzim Basha ka përsëritur vazhdimisht se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje pa u plotesuar tre kushte e opozitës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë