Subscribe

Pas kontrolleve në disa call center në Vlorë dhe Elbasan, policia ka liruar të gjithë personat e shoqëruar.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se janë sekuestruar kompjuterët si dhe databazat, por ende nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit spanjoll në bashkëpunim me SPAK po analizojnë të gjitha provat me qëllim zbulimin e skemave të mashtrimit online.

 

Ndërkohë pronarët dyshohet se janë larguar jashtë vendit. Burime konfirmojnë se Call centerat e kontrolluar në Vlorë dhe në Elbasan mendohet të kenë lidhje me njëri-tjetrin pasi operonin në të njëjtën linjë, në bursën “Forex”.

 

Ky ishte njëri nga call centerat që u kontrollua nga policia në qytetin bregdetar të Vlorës. Biznesi është ende i mbyllur, ndërsa godina është marrë nën ruajtje nga policia, e cila po merret me kontrollin e serverëve të kompjuterëve.

 

Aksioni u zhvillua nga policia shqiptare dhe ajo spanjolle, pas denoncimeve të bëra nga një numri i madh qytetarësh spanjollë, të cilët kishin rënë pre e mashtrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *