Subscribe

 Aksioni kundër informalitetit  eshte shtrire edhe në sektorin e hotelerisë.  Pas zbulimit te rasteve abuzive të konstatuara ministrja e financave Anila Denaj ka lajmëruar ndryshim procedurave tatimore.

 

Mos deklarimi i dhomave të rezevuara përmes platformës online “booking” do të jetë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që nga përfundimet për muajin korrik ka rezultuar një përqindje e lartë e punonjësve të pa deklaruar me sigurime.

 

Monitorimi në terren nga inspektorët do te vijojë, jo vetëm ne sezonin veror, por gjatë gjithë vitit. Ndërkohë që do të përshkallëzohen masat për subjektet qe nuk zbatojne ligjin.

 

Në sitë do të kalojë edhe sektori i hidrokarbureve. Deri me datë 15 shtator pritet të përfundojë plumbcosja e 3000 pompave automatike nga inspektoret e metrologjise.

 

Në vemendje të tatimeve është edhe sektori i ndërtimit, ku janë referuar deri tani 10 raste në prokurori pas abuzimeve me deklarimin e fitimeve dhe shitjeve të apartamenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *