Subscribe

Aksionin që nisi në fillim të gushtit për të kontrolluar kryesisht bizneset sezonale te cilat operojnë në zonat turistike, nëndrejtori i tatimeve Flobenc Dilaveri e konsideron si një punë të përditshme të tatimorëve. Në një intervistë për Vizion Plus, Dilaveri thotë se vetëm në këto dy javë, prerja e kuponëve është dyfishuar, nga 10 milion që priteshin në të njëjtën periudhë një vit më parë, në 20 milion për këtë vit. Flobenc Dilaveri thotë se qëllimi i kontrolleve, nuk ka patur në thelb penalizmin e subjekteve, por ndërgjegjësimin e tyre. Për të, askush nuk mund të bindet duke i vënë një gjobë që s’do të jetë i aftë ta paguajë. Në bazë të statistikave të deritanishme, nga data 1 deri në 15 gusht, tatimet kanë kryer gjithsej 6000 kontrolle, ndërkohë që numri i subjekteve te gjobitura është 90. Shkeljet më të shpeshta qe janë konstatuar lidhen me mbajtjen në punë të punonjësve të pasiguruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *