Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aksioni kundër informalitetit po vijon dhe se nuk do të ndalet.
Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë teksa ka bërë publike disa foto nga një tjetër aktivitet privat i mbyllur, shprehet se kontrollet do të vijojnë pa pushim për goditjen e aktivitetit informal.
Sipas Ramës, beteja e nisur do ta arrijë objektivin pasi çdo ditë e më shumë edhe vetë qytetarët po bëhen pjesë e denoncimeve.
“Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve, që po denoncojnë gjithnjë e më shumë. Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë, kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin”