Aksioni i RENEA, kontrollohen 30 banesa në Shijak

Vijon aksioni policor në Shijak dhe në Durrës për ekzekutimin e urdhër arresteve të personave në kërkim.
Sipas gazetares së Vizion Plus, Xhensila Kodra e cila ka shkuar në Shijak për të ndjekur ecurinë e këtij aksioni, ka bërë me dije se gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të hëne, është bërë kontrolli i 30 banesave dhe automjeteve në Shijak. Kontrolli eshte zhvilluar jo vetëm tek personat e janë shpallur në kërkim, por dhe tek ata që dyshohet se janë të përfshirë në lidhje kriminale.
Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat e shpallur në kërkim nga operacioni i koduar “Vol-vo 4”
Gjithashtu gazetarja thekson, për Vizion Plus se gjendja duket e qetë vetëm disa brohorimave në mbështetje të Bandës së Shijakut, që ndryshe njehet si Grupi I Abdylajve.
Ndërsa pritet që aksioni policor të vijojë dhe në ditët në vazhdim i shtrirë në të gjithë qytetet e vendit, në sajë të forcës së ligjit dhe në kërkim të personave të përfshirë në trafikun e drogës.




