Subscribe

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 fidanëve tek mbikalimi i Saukut.

 

Aksionit që është shtirë në të gjitha lagjet e qytetit, iu bashkua tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu.

 

“Një ditë ndryshe. Mbillet një pemë, një fidan, mbillet një e ardhme. Është me të vërtetë një gjë e bukur dhe e veçantë dhe unë jam i kënaqur për këtë.”

 

Veliaj shprehu besim se me ndihmën e njerëzve do të harrohet objektivi për 100 mijë pemë.

 

“Jemi në një fazë ku sapo kemi kaluar 77 mijë pemë në Tiranë, jemi shumë pranë qëllimit tonë final,  100 mijë pemë në të gjithë territorin e Tiranës për këtë stinë mbjelljesh. Sigurisht, e filluam mbarë vitin me mbjelljet, vijuam në “Ditën e Skënderbeut” me 550 ullinj. Ndërkohë, do të vazhdojmë me të gjithë datat e shënuara, me 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, për 7-8 Marsin, ditën e Mësuesve dhe të Nënës. Pastaj, në 21 mars do të kemi një finale të madhe, për të kapur tragetin tonë të 100 mijë pemëve.”

 

Në këtë nismë, kryebashkiaku kërkoi kontributin e të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke theksuar se ajo që bëhet sot, është paja më e mirë për qytetin nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *