Kronikë
Aksionet kunder armëmbajtjes pa leje, ministri Balla: Policia e Shtetit vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.
Reklamë
Balla në një postim në rrjetin social Facebook ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.
Reklamë
“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




