Subscribe

Prokuroria në Kosovës në bashkëpunim me policinë, do të vijojë aksionet e saj për të liruar të paktën 32 prona të tjera publike e private, të cilat janë marrë në mënyra të jashtëligjshme. Deklarata është bërë nga kryeprokurori i shtetit Aleksandë Lumnezi. Zyrtari më i lartë i organit të akuzës në Kosovë, deklaroi se pjesë e këtyre hetimeve janë dhe prona te marra nga të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”, duke preferuar të mos bëjë dallime. Lumezi ka zhubluar se dhe EULEX është në proces të hetimeve edhe të një rasti që lidhet me privatizimin shtetëror, pa dhënë detaje të tjera për këtë rast. Ai shtoi se këto aksione që zhvillohet nga Prokuroria nuk kanë lidhje me liberalizimin e vizave. Vetëm ditët e fundit ne disa qytete u arrestuan 9 persona dhe u sekuestruan prova me vlere 8 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *