Subscribe

 

90 kilogram kanabis sativa ishin fshehur në qilarin e një shtëpie në Gjirokastër, por ato u zbuluan nga policia. Agjentët arrestuan  mirëmbajtësin e banesës Hajri Dervishi, 59 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i shtëpisë.

 

Gjatë kontrollit policia gjeti veç lëndës narkotike, edhe një arkë me fishekë.

 

Hetimi  nisi pas një informacioni anonim se në banesën e personit të shpallur në kërkim kishte lëndë narkotike. Policia bën me dije se ai prej dy muajsh jetonte me familjen në Greqi.

 

Ndërsa në Lushnje, policia ka arrestuar një 28-vjeçar,  pasi akuzohet si shpërndarës droge. Klevis Kasa, ra në pranga pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ku iu gjetën 29 doza kokaine dhe 217 gram kanabis.

 

Edhe në Shkodër policia ka sekuestruar 37 kilogram hashash, ndërsa ka arrestuar 62-vjeçarin Gjon Marashi. Ai kishte fshehur në shtëpi edhe 9 granata dore e 3 krehëra fishekësh, si dhe qindra fidanë kanabis.

 

Ne Krujë gjatë operacioneve për asgjësimin e kanabisit janë gjetur 300 bimë në banesën e Flamur Tufës. Ky i fundit ka rene ne pranga, ndërsa është shpallur në kërkim kushëri i tij.

 

Ndërkohe janë proceduar ne gjendje të lirë tre persona, një prej të cilëve me detyrë Kryetar i fshatit Verjon dhe një tjetër Inspektor Mjedisi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *