E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksion si nëpër filma! Shqiptari manovra të rrezikshme për t’i shpëtuar policisë italiane, çfarë iu gjet në makinë

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Ai u kap me 6 doza kokainë si dhe 160 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.

Reklamë

I riu, i cili po ngiste një makinë me qira në Torricella di Magione (PG), bëri manovra të rrezikshme në sytë e patrullës së Karabinierëve për t’iu shmangur një kontrolli të mundshëm.

Kur ata e urdhëruan të ndalonte, ai nuk u bind dhe si pasojë e një ndjekje të shkurtër, ai u lokalizua në San Feliciano di Magione, shkruajnë mediat italiane.

Reklamë

Ndërsa po arratisej me makinë, i riu ka hedhur nga dritarja lëndën narkotike, e cila u sekuestruara nga Karabinierët.

Ndërsa gjatë kontrollit personal dhe në automjet, atij iu gjetën 160 euro dhe një celular, të cilat  të sekuestruara.

25-vjeçari u dënua me tetë muaj burg dhe 800 euro gjobë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë