Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga...

Ukraina do të blejë 20 avionë të rinj luftarakë...

35 vjetori i PS-së së Korçës, Rama: Këtë 26...

Koreja e Veriut: Nuk do heqim dorë kurrë nga...

Presidenti i KE Antonio Costa viziton Tiranën, zbulohet data

Ministrat e Jashtëm të BE: Më shumë presion ndaj...

Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin...

Rusia paralajmëroi bombardime, reagon SHBA: Nuk do e mbyllim...

Zelensky letër Trump: Ukraina po përballet me mungesë raketash

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga dhe përfundon...

Aksion si në filma/ I shumëkërkuari çan postbllokun e policisë por në fund dorëzohet

30 Tetor 10:59

Policia e Durrësit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

 

Pas një ndjekjeje disaditore nga Drejtoria Vendore e Policisë  Vlorë, Tiranë, e Durrës  u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes dhe kapja e 34-vjeçarit, i kërkuar për vrasje.

 

Qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli, por prangoset pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet, Durrës, 34-vjeçari nga Vlora, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”.

 

Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë pas informacioneve të marra për vendndodhjen e personit në kërkim organizoi punën për kapjen e tij, i cili sapo ka parë Policinë ka lëvizur me shpejtësi të madhe në Drejtim të Durrësit.

 

Menjëherë është njoftuar Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi.

 

Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në  vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici.

 

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.. Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit  A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje.

 

Shtetasi Eduart Xhezo është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Posted Under:
Kronike
Tagged:
Aksion Arrestim Dorëzim Durrës I shumëkërkuar polici Postbllok Vlore

Nga e njëjta kategori

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 1 person humb jetën

më shumë...

“Thesari i drogës” së Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro të shpërndara në nëntë vende të botës, 3 në pranga

më shumë...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

më shumë...

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:23

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e...

5:59

Facebook, Instagram dhe WhatsApp tani ofrojnë një...

5:52

Ukraina do të blejë 20 avionë të...

5:51

35 vjetori i PS-së së Korçës, Rama:...

5:43

Koreja e Veriut: Nuk do heqim dorë...

5:30

Presidenti i KE Antonio Costa viziton Tiranën,...

5:09

Ministrat e Jashtëm të BE: Më shumë...

5:03

Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të...

4:50

Rusia paralajmëroi bombardime, reagon SHBA: Nuk do...

4:41

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:28

Zelensky letër Trump: Ukraina po përballet me...

3:45

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga...

3:11

Njerëzit me IQ të lartë bëjnë këto...

3:08

Dhuna ndaj socialistëve në shesh, 30 vjet...

3:05

“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i...

2:45

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion...

2:44

Prezantohet “Rilindja urbane 2.0”, Demo: Transport elektrik,...

2:31

“Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Horoskopi...

2:28

Jahti me shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë...

2:06

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon...

Më të klikuarat

  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn
  • DETAJET/ “Lekët ose do të vras”, 34- vjeçari i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.