Policia e Shtetit ka ndërmarrë aksione për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve në Tiranë, janë arrestuar në flagrancë shtetas, të cilët qarkullonin me armë zjarri dhe doza me lëndë narkotike. Sipas policisë, janë shoqëruar për verifikim në komisariatet e policisë Tiranë, 22 shtetas, me precedentë penalë të mëparshëm.

 

Në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “kanabis sativa”. Ndërsa në rrugën “Dritan Hoxha”, 27 vjeçarit Enver Sylaj, banues në Tropojë, iu gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me dy krehra me 14  fishekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *