E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Aksion për pastrimin e Tiranës

Rikthehet aksioni per pastrimin e Tiranës nga mbeturinat. Ne 26 mars bashkia ka planifikuar ndërhyrjen me te madhe ne terren per largimin e plehrave nga rrugët, zonat e banuara dhe parqet.

 

Ndryshe nga me pare aksioni i kesaj jave do te përqendrohet ne 13 zonat periferike te kryeqytetit , aty ku dhe ndotja eshte me e madhe. Përfaqësues te bashkisë i bëjnë apel banoreve t’i bashkohen nismës per pastrimin e ambienteve, shpesh te ndotura nga pakujdesia e tyre.

 

Reklamë

Krahas punonjësve te pastrimit, aksionit pritet t’i bashkohen qindra vullnetare, nxënës shkollash dhe studente. Paralelisht me këtë proces bashkia vijon punën per shtimin e sipërfaqeve te gjelbëria.

 

Ne parkun e Liqenit Artificial janë mbjelle dhjetëra fidanë te rinj, te cilët kane zëvendësuar pemët e dëmtuara.

 

Brenda muajit mars, bashkia ka planifikuar mbjelljen e rreth 5 mije pemëve, kryesisht përgjatë rrugëve dhe ne dy parqet e kryeqytetit, ne kodrat e Liqenit Artificial dhe ne Farke.

 

Më shumë video

Reklamë