Subscribe

Ndonëse jemi ne kulmin e sezonit turistik, Ministria e Turizmit ka nisur nje aksion sensibilizues per pastërtinë ne plazhe. Ministria vëren se përgjatë vijës bregdetare ka patur ndotje te hapësirës, ndaj ministria e ka gjetur me vend te sensibilizoje pushuesit çadër me çadër, duke shpërndarë qese plastike. Aksioni nisi nga jugu i vendit per te vijuar edhe ne zonat e Velipojës, Semanit etj. Megjithatë pastërtia e plazheve mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor dhe vetë qytetarëve. Por pavarësisht kësaj situate, nëpërmjet nje statusi postuar në Twitter, ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor 10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *