Subscribe

 

Në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion qytetar për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Teksa ishte ne Sauk ku u mbollën 200 fidanë, Erjon Veliaj ftoi banoret e Tiranës që t’i bashkohen kësaj nisme te rëndësishme.

 

“Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet, institucionet publike, që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbjellin deri në 21 mars. Ne duam që 21 marsi të jetë një aksion në mbarë qytetin, që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje, për gjelbërimin e Tiranës. Do të jetë dita kur do të thyejmë rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë.”

 

Veliaj theksoi se krahas mbjelljes së pemëve, qytetarët duhet të mbajnë qytetin pastër.

 

“Kemi akoma qytetarë që kur vjen puna për të kërkuar shërbime e investime janë të parët që bërtasin, por kur vjen puna për ta mbajtur pastër atë që pastrojmë, për ta ruajtur investimin publik, janë të parët që ndotin, janë të parët që i prishin. Është shumë e rëndësishme që ashtu siç punon bashkia dhe 99% e qytetit, ashtu edhe ky 1% do të duhet të civilizohet me çdo kusht. Nuk ka sens që të vazhdojmë me këtë ritëm mbjelljesh dhe pastërtie, ndërkohë që 1% e prish për 99% të tjerët.”

 

Sipas kryebashkiakut, aksioni i madh i 21 marsit është një mundësi e mirë për këdo që do të kontribuojë per nje qytet me të gjelbër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *