E diel, 1 Nëntor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Aksion për “çlirimin” e rrugëve, Balluku: Deri në 31 korrik bizneset të largohen 30 metra nga akset kombëtare

Bizneset që operojnë në anë të rrugëve kryesore të vendit kanë afat deri më 31 korrik të lirojnë hapësirat publike.

Nga rruga e Ndroqit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paralajmëroi gjoba për ta, nëse nuk reflektojnë gjatë kësaj jave.

“Në kuadër të këtij aksioni të madh për të sistemuar dhe pasqyruar të gjithë territorin dhe për të hapur hapësirat publike, vëmendje kërkon edhe siguria rrugore, që ka të bëjë edhe me kushtet ku operohet sot. Kemi vendosur të nisim një aksion të madh në të gjithë vendin.  Është ngritur një task forcë, do të ketë kontriolle në pika të përpunimit të mermerit, varrezat e makinave, të gjitha bizneset. Deri në 31 korrik duhen pastruar me vullnet të plotë të gjitha. Në të kundërt, do të marrim masa dhe gjoba. Kemi bërë thirrje disa herë që të respektohen rregullat”, tha Balluku.

Të gjitha bizneset që ndodhen në të dy anët e rrugës të largohen me 30 metra nga kanali i rrugës, ndërsa përjashtim do të bëjnë banesat që janë legalizuar apo janë ende në proces.

Më shumë video

Reklamë