E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksion në Velipojë e Pogradec, lirohen hapësirat në plazhe, procedohen 12 persona

“Plazh i lirë” ka bërë të mundur lirimin e rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme në Velipojë dhe në Pogradec.

 

Reklamë

Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec,  nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

 

Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

 

Sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

 

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale  “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

 

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.

 

Gjithahstu në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, pasi kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë