Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Në sajë të këtij operacioni është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë  Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë.

 

Gjithashtu janë vëne në pranga shtetasi në kërkim Besim Zika, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg dhe një 23 vjeçar, i identifikuar si Klandio Metra u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

 

Gjithashtu në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *