E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Aksion në Lezhë, zbulohen drogë e mina, pranga 4 personave

Operacionin e koduar “Telekomanda” ka vënë në pranga katër persona mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

 

Sipas policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

 

Reklamë

Ndërkohë në vijim të këtij operacioni është ndaluar shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Elezi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin më masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”.

 

32-vjeçari është një person i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.

 

Telekomanda gjithashtu ka arrestuar në shtetasit Gentjan Tafa, 35 vjeç dhe Eris Gjoni, 20 vjeç.

 

35-vjeçarit iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.

Më shumë video

Reklamë