28 persona janë arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit të përbashkët mes policisë dhe Europolit për të goditur personat e rrezikshëm apo bandat kriminale.

 

Shifrat i përkasin operacioneve nga data 13 deri më 18 nëntor, ku blutë kanë arritur të sekuestrojnë armë zjarri, municion luftarak si dhe 81 kilogram kanabis e shumë dosa kokaine. Në kontrolle kanë marrë pjesë një numër i madh i forcave të policisë.

 

Operacioni është shtrirë edhe në 26 disa shtete të tjera të Europës, në kuadër të marrëveshjeve që kanë vendet për goditjen e krimit të organizuar kundër armëve apo trafikut të drogës. Në total në 26 vende europiane janë arrestuar 566  persona për vepra të ndryshme penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *