SPAK godet grupin e kokainës, disa persona të arrestuar, mes tyre edhe një biznesmen

SPAK goditi një grup kriminal për trafik kokaine. Sipas burimeve paraprake, operacioni nisi mëngjesin e të premtes dhe u finalizua në mbrëmje.
Në pranga përfunduan 4 persona nga shtatë fletë-arrestet e firmosura.
Vizon Plus mëson se bëhet fjalë për Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, pronar i disa bizneseve dhe Ilir Lloshi.
Ata u arrestuan pas thyerjes së aplikacionit SKY Ecc, nën dyshimet se janë të përfshirë në grupin e Plarent Dervishajt, i arrestuar për atentatin ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet.
Edhe Dervishajt iu komunikua akuza e re, brenda qelisë. Po ashtu edhe Erjon Alibejt, të penduarit të SPAK, që zbërtheu me dhjetra krime të viteve të fundit përmes bashkëpunimit me drejtësinë iu komunikua nje tjetër akuzë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.




