Subscribe

Velipoja është një nga plazhet ku abuzimi me hapësirat publike shtrihet gjatë gjithë bregdetit. Por një ditë pas letrës së ministrit Klosi drejtuar bashkive për të marrë masa, në këtë zonë nisi aksioni.

 

Ndërhyrja është bërë gjatë natës për të mos u krijuar problem pushuesve.

 

Policët bashkiakë sekuestruan çadrat dhe shezllonët që ishin vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në rërë.

 

Në aksion morën pjesë rreth 200 forca të Policisë bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

 

Shezllonet dhe çadrat u larguan nga bregdeti me kamionë. Por jot ë gjithë e mirëpritën aksionin. Drejtori i policisë Vehbi Bushati është përballur me kundërshtimin e disa prej biznesmenëve të cilët kërkuan sqarime për heqjen e çadrave.

 

Një ndër pronarët që kundërshtoi më shumë ishte ish kryetari demokrat i komunës Nikoll Marku. Ai akuzoi policinë për ndërhyrje me motive politike.

 

Operacioni u mbyll me sekuestrimin e rreth 1 mijë shezlloneve në zona të ndryshme të plazhit të Velipojës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *