E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

Aksion kundër Putin në Rusi

Në 80 qytete të Rusisë janë zhvilluar protesta në mbështetje te liderit te opozitës, Aleksey Navalny, i cili ishte vendosur kohët e fundit nën arrest mbi shkeljet e përsëritura të ligjit ne tubimet publike. Protestat përkuan me ditëlindjen e 65-të të presidentit rus Vladimir Putin.

 

Protestuesit kërkuan që autoritetet të lirojnë Navalnyn dhe ta lejojnë atë të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018.

 

Reklamë

Aktualisht Navalny po shlyen një dënim prej 20 ditësh në burg për shkelje të ligjit për organizimin e mitingjeve. Kjo është hera e tretë që ai dërgohet prapa hekurave. Autoritetet elektorale ruse deklarojnë se ai nuk mund të garojë në zgjedhjet e marsit për shkak të dënimeve.

 

Shumica e manifestimeve kanë qenë të paligjshme, përfshirë ato të zhvilluara në Moskë dhe Shën Petërburg. 40 persona janë arrestuar me akuzën e prishjes së rendit publik.

 

Në muajt e fundit Navalni ka udhëtuar në mbarë Rusinë në përpjekje për të realizuar fushatë elektorale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë