Subscribe

Policia e Korçës ka ndërmarrë një aksion kundër lojërave të fatit dhe ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariate.

 

Sipas informacioneve, bëhet me dije se aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës.

 

Fokusi ka qenë te lojërat e fatit, ndërsa janë kontrolluar ambjente dhe lokale.

 

Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre. Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë në gjendje të lirë.

 

Lexo edhe: Aksion blic në disa zona të Tiranës kundër lojrave të fatit, disa të shoqëruar në komisariat

 

Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh. Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person.

 

Nuk ka asnjë rast në Kolonjë.

 

Sa i përket aksionit, mësohet se është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Në total në qarkun e Korçës, mësohet se janë arrestuar  9 shtetas, ndërsa janë shoqëruar më tepër se 20 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *